Buffon paralajmëron: Norvegjia, mes pesë kombëtareve më të forta në botë, çdo ndeshje e nis 1–0

Buffon paralajmëron: Norvegjia, mes pesë kombëtareve më të forta në botë, çdo ndeshje e nis 1–0

12:54, 20/11/2025

Gianluigi Buffon, shefi i delegacionit të përfaqësueses italiane, ka folur për Sky Sport pak minuta para hedhjes së shortit të play off-it të Botërorit, ku Italia do të kërkojë kualifikimin në muajt e ardhshëm. Legjenda e portës italiane është shprehur plot optimizëm, duke kërkuar që ekipi të lërë pas mentalitetin negativ.

“Po e presim këtë short me emocion dhe entuziazëm. Në Itali kemi hyrë në një periudhë ku dëgjojmë vetëm ‘s’na mbetet veçse të qajmë’ ose ‘mos harro që do të vdesësh’. Unë shpresoj që të luajmë dy ndeshje të rëndësishme, në lartësinë e historisë sonë,” tha Buffon.

Ai pranoi zhgënjimin për humbjen kundër Norvegjisë, por nënvizoi se ajo nuk ka ardhur për shkak të dobësive të lojës:

“Na mërziti rezultati, jo paraqitja. Në çdo rrugëtim të suksesshëm ka edhe ndonjë pengesë dhe rëndësi ka mënyra si reagojmë.”

Duke folur sërish për ndeshjen me Norvegjinë, Buffon theksoi forcën e kundërshtarit:

“Në pjesën e parë nuk patën asnjë gjuajtje në portë dhe deri në minutën e 78’ rezultati ishte 1–1. Kjo tregon se jemi skuadër konkurruese, për sa kohë nuk humbasim karakteristikat tona dhe qëndrojmë në lojë. Norvegjia sot është mes pesë apo gjashtë përfaqësueseve më të forta në botë. Ka shumë cilësi dhe tre fenomenë që e bëjnë të nisë çdo ndeshje 1 apo 1.5 me 0.”

I pyetur se cilin kundërshtar do të donte të shmangte në short, Buffon u tregua i kujdesshëm:

“Nuk thuhet kurrë hapur se kë do, sepse jeta mund të të ndëshkojë. Por, do të doja të shmangnim Suedinë në gjysmëfinale dhe Poloninë në finale, nëse na bie të luajmë jashtë. Të gjitha të tjerat janë sfida ku Italia ka mundësi reale për të fituar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco