Yildiz kërkon të ngadalësohet procesi i rinovimit, çfarë fshihet pas vendimit të numrit 10 të Juventusit?

Yildiz kërkon të ngadalësohet procesi i rinovimit, çfarë fshihet pas vendimit të numrit 10 të Juventusit?

12:06, 20/11/2025

Juventusi mbetet optimist për rinovimin e kontratës së Kenan Yildiz, por gjatë javëve të fundit bisedimet kanë pësuar një ngadalësim të papritur. Sipas “Tuttosport”, kjo pauzë nuk lidhet me kërkesa ekonomike apo mosmarrëveshje mes palëve, por buron nga një zgjedhje e qartë dhe personale e talentit të ri turk.

Klubi bardhezi synon ta zgjatë kontratën e Yildiz deri në vitin 2030, për të blinduar një nga lojtarët më premtues të së tashmes dhe të së ardhmes. Megjithatë, pikërisht futbollisti ka kërkuar që procesi të ngadalësohet.

Burime pranë tij theksojnë se Yildiz nuk dëshiron që diskutimet për rinovimin të kthehen në presion psikologjik apo në një alibi të mundshme në momentet më delikate të sezonit. I lindur në vitin 2005, ai ka zhvilluar një ndjeshmëri të veçantë ndaj çdo faktori që mund ta shpërqendrojë nga fusha, duke preferuar të mbajë një profil të ulët dhe të fokusohet vetëm te paraqitjet e tij.

Prioriteti i Yildiz është të vazhdojë rritjen teknike dhe mendore, pa e lënë vëmendjen mediatike të zhvendoset nga performanca te shifrat e kontratës.

Juventusi ka marrë sinjale të qarta: vullneti i tij për të qëndruar nuk është venitur. E vetmja kërkesë e futbollistit lidhet me projektin sportiv: ai dëshiron një skuadër konkurruese, si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen, një objektiv që e ndan me çdo tifoz bardhezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco