Italia me objektiv kualifikimin në Botëror, trajneri Gatuzo projekton 11-shen titullare

Italia me objektiv kualifikimin në Botëror, trajneri Gatuzo projekton 11-shen titullare

12:05, 13/11/2025

Skuadra kombëtare e Italisë po përgatitet intensivisht për dy ndeshjet e fundit të grupit, kundër Moldavisë dhe Norvegjisë, në një fazë vendimtare për vendin e parë në grup.

Trajneri Xhenaro Gatuzo ka kërkuar nga lojtarët maksimumin e përkushtimit dhe një ndjenjë të fortë përkatësie ndaj fanellës axurre.

Me të ardhmen në lojë, çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë. Italia ka pothuajse të gjitha shanset e nevojshme për të kaluar në playoff pas katër muajsh, dhe aty nuk do të ketë hapësirë për dobësi.

Për këtë arsye, Gatuzo dhe kreu i delegacionit Xhixhi Bufon kanë mbledhur skuadrën në Koverciano, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit të fortë ndaj presioneve të jashtme dhe përkushtimin maksimal në çdo seancë stërvitore.

Rikardo Orsolini, një nga lojtarët e rinj të skuadrës, ka theksuar rëndësinë morale të këtyre ndeshjeve.

“Ka fëmijë që nuk e kanë parë Italinë në Botëror. Është detyrim moral të japim maksimumin, për veten dhe për ata që na mbështesin”, tha ai.

Orsolini pritet të startojë në të djathtë në formacionin 4-4-2, bashkë me Zakanjin në të majtë.

Trajneri ka testuar çiftin sulmues Skamaka-Raspadori, por formacioni përfundimtar nuk është vendosur ende.

Gatuzo nuk ka përjashtuar mundësinë që Retegui të marrë minuta, ndërsa mesfusha do të udhëhiqet nga Brajan Kristante dhe Tonali, i cili është i rrezikuar nëse merr një tjetër karton të verdhë, do të mungonte në sfidën e radhës dhe ndaj do të ruhet për të shmangur pezullimin në “play-off”.

Në mbrojtje, Belanova mund të aktivizohet në të djathtë me Kambiason në të majtë, ndërsa Alesandro Buonxhorno, pas disa grumbullimeve të humbura për probleme fizike, pritet të bëjë debutimin e tij nën drejtimin e Gatuzos.

Trajneri po insiston në kombinimin e përvojës dhe freskisë së të rinjve, duke ruajtur një ekuilibër mes lojtarëve të rritur dhe talenteve që sapo janë bashkuar me ekipin e parë.

Stërvitjet intensive në Koverciano po synojnë të përmirësojnë koordinimin dhe komunikimin mes linjave, duke forcuar mbrojtjen dhe sulmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco