VIDEO/ E dashura e zë mat me një grua tjetër, ‘ylli’ kamerunas merr ‘leckat’ dhe dëbohet nga banesa

VIDEO/ E dashura e zë mat me një grua tjetër, ‘ylli’ kamerunas merr ‘leckat’ dhe dëbohet nga banesa

18:14, 10/11/2025

Futbollisti kamerunas Nicolas Moumi Ngamaleu, që aktivizohet si anësor te Dinamo e Moskës,  është përfshirë në një incident të bujshëm në jetën private, vetëm pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kamerunit ndaj Kongos në fazën play-off të Botërorit 2026.

Sipas raportimeve nga mediet ruse dhe afrikant, Ngamaleu është zbuluar duke tradhtuar të dashurën e tij, influencuesen ruse Nikki Seey, me të cilën bashkëjeton në një apartament në Moskë.

Ngjarja ndodhi kur Nikki, e dyshuar se diçka nuk shkonte, shkoi papritur në banesë së bashku me një mike dhe kërkoi të hynte në një nga dhomat, por Ngamaleu refuzoi, duke pretenduar se brenda ishte xhaxhai i tij. E pasigurt për situatën, Nikki thirri policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe hyri me forcë në dhomë, ku zbuloi një grua tjetër. Ajo tentoi të mbulonte fytyrën për të mos u njohur, por u identifikua menjëherë.


 

Sipas gazetarit afrikan Micky Jnr, pas incidentit, Nikki ka mbledhur sendet personale dhe është larguar nga banesa, duke i kërkuar futbollistit që të largohet përfundimisht nga apartamenti. Raportohet gjithashtu se ajo kishte zbuluar më herët mesazhe komprometuese në telefonin e lojtarit, gjë që e kishte bërë të dyshonte për tradhti.

Nikki e ka raportuar çështjen në autoritetet lokale për hetim të mëtejshëm, ndërsa situata ka hedhur hije mbi përgatitjet e Ngamaleu me kombëtaren e Kamerunit. Skandali vjen në një moment delikat për lojtarin, i cili pritej të kishte rol kyç në sfidën kundër Republikës Demokratike të Kongos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco