Dëmtohet Courtois, mungon në ndeshjet e Belgjikës

Dëmtohet Courtois, mungon në ndeshjet e Belgjikës

15:44, 10/11/2025

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka pësuar një lëndim në muskujt e këmbës.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Courtois do t’i nënshtrohet vlerësimeve mjekësore gjatë pushimit ndërkombëtar, ndërsa do të mungojë në ndeshjet e ardhshme me Kombëtaren e Belgjikës.

Stafi mjekësor i Real Madridit do të monitorojë gjendjen e tij për të përcaktuar kohën e rikuperimit, me qëllim që portieri të jetë gati për rikthimin në garat e klubit pas përfundimit të pauzës ndërkombëtare.

Ky është një tjetër shqetësim për Real Madridin, i cili tashmë po përballet me disa mungesa të rëndësishme në skuadër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco