Formula 1/ Numri një i Ferrari-t shfryn kundër pilotëve: Vëmendjen te timoni, jo në deklaratat për shtyp!

Formula 1/ Numri një i Ferrari-t shfryn kundër pilotëve: Vëmendjen te timoni, jo në deklaratat për shtyp!

14:51, 10/11/2025

Fundjava në Interlagos ka qenë për tu harruar për Ferrari-n. Pas Çmimit të Madh të Brazilit, Hamilton doli përpara gazetarëve dhe pranoi se po përjetonte një makth të vërtetë. 

Ndërsa sot Maranello është “zgjuar” nga një analizë e ashpër e numrit një të shoqërisë, John Elkan.

“Nëse do të shikojmë kampionatin e Formula 1 mund të themi se nga ana e tyre mekanikët kanë bërë maksimumin pasi puna e tyre është reflektuar gjatë provave zyrtare ku kemi arritur disa pole position apo edhe gjatë pit stop-eve gjatë garave.

Edhe për inxhinierët nuk kemi se çfarë të themi pasi vetura është përmirësuar shumë. Pjesa e mbetur nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Ose më mirë të themi ka qenë një zhgënjim i madh”, tha Elkann.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco