Elbasani arriti fitore të katërt radhazi, duke treguar forcën e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Pas triumfit 1-0 ndaj Egnatias, trajneri shfaqi kënaqësinë për paraqitjen e ekipit të tij.
“Pas një jave të vështirë nga ndeshja me Vorën, djemtë e meritojnë këtë fitore. Ndeshja ishte e fortë, por ne dominuam nga fillimi deri në fund. Egnatia luajti mirë dhe korrekt, por ne ishim më të mirë në çdo aspekt, veçanërisht në fazën mbrojtëse,” deklaroi Gvozdenoviç.
Trajneri shtoi se skuadra ka nevojë për pushim për disa lojtarë si Ze Gomes dhe Muriqi, por mbetet e motivuar për të punuar më shumë. Ai theksoi strategjinë e përdorur ndaj Egnatias, duke vlerësuar shpejtësinë e Lajthisë dhe avantazhin që kishte ndaj lojtarëve kryesorë të kundërshtarit.
“Egnatia ka cilësi brenda skuadrës, por ne ishim të përgatitur për 1 kundër 1, shfrytëzuam hapësirat në mesfushë dhe sulmuam shpejt. Çunat treguan karakter dhe disiplinë, kjo fitore është meritë e tyre,” përfundoi trajneri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: