Atalanta pësoi një disfatë të rëndë në shtëpi përballë Sassuolos, që triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 falë një dygolëshi nga Domenico Berardit, me të parin realizuar nga pika e bardhë, dhe golit të Andrea Pinamontit.
Skuadra bergamaske, e cila vetëm pak ditë më parë kishte marrë një fitore mbresëlënëse në fushën e Marseille në Champions League, nuk arriti të përsëriste të njëjtin nivel loje në kampionat dhe regjistroi humbjen e dytë radhazi në Serie A. Ky rezultat vë seriozisht në dyshim të ardhmen e trajnerit Ivan Juric në pankinën e Atalantës.
Nga ana tjetër, ekipi i trajnerit Fabio Grosso zhvilloi një ndeshje perfekte: i përqendruar në mbrojtje dhe vrastar në kundërsulm, duke përfituar plotësisht nga çdo hapësirë që la skuadra vendase.
Me këtë fitore bindëse, Sassuolo ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe e kalon Atalantën në renditje, ndërsa “Dea” mbetet me 13 pikë dhe me shumë pikëpyetje për vazhdimin e sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: