Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Euroliga/ Reali fiton ‘Klasiken’ e parë sezonale me Barcelonën

Euroliga/ Reali fiton ‘Klasiken’ e parë sezonale me Barcelonën

09:47, 08/11/2025

Real Madrid ka fituar klasiken e parë të sezonit përballë Barcelonës me rezultatin 92-101.

Ndeshja nisi me një ceremoni të shkurtër për Alex Abrines, ish-lojtar i Barcelonës që u tërhoq nga sporti verën e kaluar. Më tej menjëherë Reali i Madridit tregoi dominimin e tij me lojën e shpejtë dhe sidomos me trepikëshat e Lyles.

Avantazhi që krijuan madrilenët ishte që në fillim me dy shifra dhe do të vazhdonte për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Në periodën e dytë, Barcelona reagon por edhe nis të ngarkohet me faulla që do ti kushtojnë më tej.

Në përfundim të pjesës së parë, Reali kishte një saktësi prej 69% për tri pikë dhe shënoi 58 pikë, një ecuri kjo shumë e mirë duke llogaritur kundërshtarin që kishte përballë.

Perioda e tretë nisi menjëherë me koshat e Lyles që në fund do ta mbyllë si shënuesi më i mirë i ndeshjes me 29 pikë.

Por Real Madridi funksionon si ansambël me Hezonja, Kampaco etj të cilët e çojnë diferencën deri në 16 pikë.

Në një moment të mirë të katalansve kur diferenca ulet deri në 8 pikë, Satoranski shkakton një faull të diskutueshëm dhe për shkak të protestave organizatori çek merr dhe faull teknik duke lënë fushën e lojës.

Në periodën e katërt disa herë diferenca arrinte në 15 ose 18 pikë dhe Barcelona e ulte deri në 10 pikë, por pa ju afruar barazimit.

Në fund nuk ka më shpresë për vendasit, ky ishte ndoshta Reali më i mirë jo vetëm i këtij sezoni por ndër vite.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në vend të 6-të ndërsa Barcelona zbret në vend të 9-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco