Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Silvinjo e ka harruar, Taulant Seferi realizon dopjetë në Turqi

Silvinjo e ka harruar, Taulant Seferi realizon dopjetë në Turqi

17:33, 07/11/2025

Taulant Seferi po kalon sezonin më të mirë në Turqi. Sot nga sulmuesi i Shqipërisë u regjistrua një dopjetë, ndërsa Bodrumspor fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Istanbulspor.

Goli i parë i Seferit ishte mjaft i bukur, pasi erdhi si gjuajtje nga jashtë zone.

Në fraksionin e dytë, Seferi bëri sërish gjithçka mirë duke fituar topin në mesfushën e tij dhe finalizuar vetë.

Tashmë Seferi është në kuotën e nëntë golave te Liga e Parë turke, si dhe regjistron katër asistime.

Bodrumspor ndërkohë kryeson renditjen dhe kërkon rikthimin në elitë.

Silvinjo publikoi sot listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit.

Seferi nuk është pjesë e saj, ndërsa ftesa për të ka munguar gjatë gjithë këtij viti.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco