Statistikat/ Ylber Ramadani, mesfushori shqiptar ka vrapuar më shumë se të gjithë në Serinë A

Statistikat/ Ylber Ramadani, mesfushori shqiptar ka vrapuar më shumë se të gjithë në Serinë A

19:46, 06/11/2025

Ylber Ramadani është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë në këtë sezon te Leçe, duke luajtur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Di Françesko i cili i ka besuar eksperiencës së tij në mesfushë.

Rezultatet po vijnë dhe kjo edhe falë lojës së Ramadanit, i cili i ka dhënë më shumë siguri ekipit duke qenë lojtari i kudondodhur si balancues në radhët e Leçes.

Këtë e tregojnë edhe statistikat e tij në këtë sezon në Serinë A.

Ka qenë vetë kampionati italian ai i cili ka publikuar të dhënat deri në përfundim të javës së 10-të, sipas të cilave mesfushori shqiptar rezulton se është ai i cili ka vrapuar më shumë në këtë kampionat.

Deri tani Ramadani ka përshkruar 115,9 kilometra, duke kryesuar listën i ndjekur nga Karlstrom i Udinezes me 114,7 kilometra dhe Ata po i Udinezes me 113,8 kilometra të përshkuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco