Cristianinho, djali i Cristiano Ronaldos, u regjistrua sot për herë të parë në listën e realizuesve me Kombëtaren U-16 të Portugalisë, në fitoren 3-0 ndaj Uellsit, në ndeshjen e dytë të Turneut “Kupa e Federatave”, në Antalya të Turqisë.
Goli erdhi pak para fundit të pjesës së parë. I shërbyer në mënyrë perfekte nga Carlos Moita, sulmuesi 15-vjeçar goditi me të djathtën dhe dërgoi topin në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë ritëm ekipit portugez.
Cristianinho u zëvendësua në minutën e 62-të, pasi kishte bërë detyrën e tij në fushë dhe kishte lënë shenjë me golin e parë për këtë grupmoshë. Pas largimit të tij, Rafael Cabral vulosi suksesin me dy gola të shpejtë, në minutat 65’ dhe 90+1’.
Një debutim me gol te Portugalia U-16 që do të mbetet i paharrueshëm për Cristianinho-n, i cili do të synojë të ndërtojë hap pas hapi rrugën e tij në futboll, duke ndjekur gjurmët e babait të tij legjendar.
Cristianinho a marcar 😍#sporttvportugal #portugal pic.twitter.com/qEKxr1djMU
— sport tv (@sporttvportugal) November 1, 2025
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: