Ditë feste në Torino: sot Juventusi shënon 128 vjet histori. Për të nderuar këtë përvjetor, klubi publikoi një video të shkurtër në rrjetet zyrtare, ku zëri i legjendës bardhezi Alessandro Del Piero përcjell mesazhin e krenarisë dhe trashëgimisë juventine.
“Emri ynë është identitet, do të thotë riní. Të lindur më 1897, nuk është koha që na përcakton: jemi simbol elegance, tradite dhe krenarie italiane, e qepur mbi ne si një lëkurë e dytë”, – dëgjohet të thotë ish-kapiteni. Ai nënvizon rrënjët e thella të klubit, vullnetin e vazhdueshëm për t’u përmirësuar dhe stilin unik të Juventusit: “Suksesi ynë nuk qëndron vetëm te fitoret, por te mënyra si fitojmë, te klasa në çdo sfidë.”
Del Piero shikon edhe drejt së ardhmes: “Historia jonë vazhdon, shkruhet sot dhe do të shkruhet nesër. Jemi Juventusi, nga 1897-a dhe përgjithmonë,” përfundon ai në videomesazh.
Ndërkohë, skuadra po përgatitet për sfidën e mbrëmjes ndaj Cremonese-s në orën 20:45. Do të jetë ndeshja e parë e Juventusit nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, i cili do të synojë të nisë me këmbën e mbarë aventurën e tij në pankinën bardhezi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: