Marrëdhënia mes ‘yllit’ të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe artistës argjentinase Nicki Nicole duket se ka përfunduar pas vetëm pak muajsh. Lajmi u publikua nga gazetarja argjentinase Yanila Torre në “Instagram Stories”, ku ajo shkroi: “Nicki Nicole dhe Lamine Yamal nuk janë më bashkë”, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Sipas raportimit të saj, dyshja i dha fund lidhjes përmes një telefonate. “Ajo është në Buenos Aires, ai në Barcelonë. Distanca dhe angazhimet e ndryshme kanë bërë të veten”, – theksoi Torre, duke shtuar se ndarja ka qenë me mirëkuptim të ndërsjellë dhe se ka ndodhur para disa ditësh. Ajo komentoi më tej: “Janë shumë të rinj…, sidomos Yamal”.

Thuhet se ndarja erdhi pasi Nicki Nicole u largua nga Barcelona për t’u rikthyer në Buenos Aires. Megjithatë, gazetarja nënvizoi se mes tyre “mund të mbetet një derë e hapur”, dhe se artistja mund të rikthehet në Barcelonë drejt fundit të vitit. “Për momentin, Nicki Nicole është beqare”, – përfundoi Torre.
As Yamal dhe as Nicole nuk kanë reaguar ende zyrtarisht. Ndërkohë, talenti 18-vjeçar është i fokusuar te impenjimet sportive, pasi Barcelona e Hans-Dieter Flick përgatitet për sfidën e 2 nëntorit kundër Elches.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: