Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Legjenda angleze paralajmëron Liverpool-in: Nëse humb ndaj Aston Vilës...

Legjenda angleze paralajmëron Liverpool-in: Nëse humb ndaj Aston Vilës...

18:10, 31/10/2025

Alan Shearer ka paralajmëruar Liverpool-in se humbja ndaj Aston Villës këtë fundjavë mund t’i shuajë përfundimisht ëndrrat për të mbrojtur titullin e Premier League-s.

“Nëse do të humbin të shtunën, unë nuk i shoh ata në garë për titull,” tha ish-sulmuesi i Newcastle-it për Betfair.

“Nëse do të fitojnë, do të ndërtojnë vetëbesim, sepse e kanë ende cilësinë për të bërë një seri të madhe rezultatesh. E shtuna është vendimtare, një tjetër humbje dhe unë mendoj se ata dalin nga gara.”

Liverpool-i është në një krizë të thellë formë, pasi ka pësuar katër humbje radhazi në Premier League dhe aktualisht është shtatë pikë prapa Arsenalit. Diferenca nuk është e pakapërcyeshme, por “Reds” duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejt, nëse nuk do të duan të mbeten edhe më prapa në garë.

Sfida e së shtunës në mbrëmje ndaj Aston Villës pritet të jetë një test vendimtar për ekipin e Arne Slot, i cili do të kërkojë të rikthejë besimin dhe ritmin për të mos humbur hapin me rivalët kryesorë për titullin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco