Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Man United – Newcastle, e vetmja ndeshje e Premier League në ‘Boxing Day’

Man United – Newcastle, e vetmja ndeshje e Premier League në ‘Boxing Day’

17:56, 31/10/2025

Premier League ka bërë publik kalendarin për periudhën festive dhe muajin janar, duke konfirmuar një vendim të veçantë për “Boxing Day” të këtij sezoni. Më 26 dhjetor, e premte, do të zhvillohet vetëm një ndeshje në elitën e futbollit anglez, përballja mes Manchester United dhe Newcastle United në “Old Trafford”.

Kjo sfidë do të jetë e vetmja që do të luhet në atë datë, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjeve të javës do të zhvillohen gjatë fundjavës, më 27 dhe 28 dhjetor.

Liga sqaroi se ky ndryshim vjen për shkak të disa sfidave të krijuara nga zgjerimi i garave europiane të klubeve, çka ka sjellë ndryshime në kalendarin e brendshëm që prej sezonit të kaluar, përfshirë edhe formatin e Kupës FA. Si rezultat, Premier League tani zhvillohet brenda 33 fundjavave, më pak se në të kaluarën, ndonëse kampionati përbëhet nga 380 ndeshje që prej vitit 1995.

Në deklaratë thuhet: “Me më pak fundjava në dispozicion, kampionati është i kushtëzuar nga mënyra se si bie kalendari. Mund të garantojmë se sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë ndeshje të Premier League në ‘Boxing Day’, pasi ajo datë bie të shtunën.”

Në këtë mënyrë, për tifozët e futbollit anglez, “Boxing Day” këtë vit do të jetë i fokusuar te një duel i vetëm, por jashtëzakonisht emocionues mes dy skuadrave elitare të Premier League. Manchester United dhe Newcastle pritet të dhurojnë spektakël në një nga datat më tradicionale të futbollit britanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco