Dje Federata e Futbollit e Kosovës nxori në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Pak orë pas daljes në shitje, ato u “avulluan”, me faqen që pati probleme për shkak të interesimit të lartë.
Pak orë pas daljes në shitje, tani biletat kanë dalë në shitje edhe në tregun e zi me çmime të larta.
Ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tri ditë më herët, “Dardanët” luajnë në transfertë ndaj Sllovenisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: