Ndeshjet e sotme në Serie A/ Napoli dhe Milani luajnë në transferta për kreun

Ndeshjet e sotme në Serie A/ Napoli dhe Milani luajnë në transferta për kreun

10:46, 28/10/2025

Milani përgatitet për një transfertë të vështirë në Bergamo, ku të kuqezinjtë do të përballen me Atalantën (ora 20:45) në një ndeshje me peshë të madhe për zonën e kreut.

Barazimi i arritur në minutat e fundit ndaj Pizas në “San Siro” i kushtoi skuadrës vendin e parë, duke e bërë këtë sfidë edhe më të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Ndaj skuadra e Allegrit do të kërkojë të rikthehet te fitorja dhe me shpresën që Napoli të mos fitojë.

Nga ana e tyre, napoletanët do të luajnë po sot në orën 18:30 në transfertë me Leccen, me synimin e vetëm të marrin tre pikët e të ruajnë kreun e Serie A.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco