Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë emocione dhe trajneri Xabi Alonso nuk e fshehu gëzimin pas triumfit. Ai festoi duke ngritur grushtin ndaj tribunave, duke theksuar rëndësinë e fitores që shtrihet përtej tri pikëve, duke larguar fantazmat e rezultateve të mëparshme dhe duke ngritur Realin në krye të La Ligës.
Alonso komentoi edhe tensionin me Lamine Yamal: “Nuk e di nëse skuadra ishte ekstra e motivuar nga Yamal, por sigurisht që ishte e motivuar sepse e dinim rëndësinë e fitores. Jam shumë i kënaqur për djemtë, sepse kishin nevojë për ndjesinë e të fituarit një ndeshjeje të madhe. Këto rivalitete të vogla kanë ndodhur gjithmonë dhe nuk ka arsye për t’u frikësuar.”
Për reagimin e Vinicius Junior-it pas zëvendësimit, Alonso tha: “Kam shumë gjëra pozitive për Vinin. Nuk dua të humbas fokusin, por do të flasim më vonë. Ai kontribuoi shumë, si gjithë lojtarët e tjerë. Është një fitore e merituar, e ngushtë, por e rëndësishme për ndjesinë e skuadrës në ndeshje të mëdha. Tani do të shijojmë fitoren dhe më pas do të flas me të, sigurisht.”
Alonso theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit me tifozët: “Lidhja me publikun është thelbësore dhe e ndjeva plotësisht. Është shumë herët në sezon, por ajo që bëmë sot kundër Barcelonës na jep shumë për të ardhmen dhe për ndjesinë e ekipit konkurrues.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: