Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

Teuta nuk ndalet me merkato, afron talentin brazilian nga Corinthians

Teuta nuk ndalet me merkato, afron talentin brazilian nga Corinthians

18:44, 24/10/2025

Klubi i Teutës ka bekuar edhe një tjetër përforcim, pavarësisht se afati i merkatos ka përfunduar. ‘Djemtë e Detit’  kanë siguruar shërbimet e Vitinho Oliveira-s, një mbrojtës i djathtë 20-vjeçar që vjen nga skuadra U-20 e SC Corinthians në Brazil.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit durrsak, Vitinho ka pasur performanca të spikatura me moshatarët te Corinthians dhe tashmë bashkohet me Teutën, ku do të luftojë për një pozitë titullari. Ai ka firmosur kontratë dhe pritet të jetë një shtesë e madhe në skuadrën e futbollit europian.

“E gjithë familja e Teutës e mirëpret Vitinho Oliveirën dhe i uron shumë suksese me fanellën tonë,” thuhet në deklaratën zyrtare.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco