Lajmi i fundit

Keir Starmer njofton dorëheqjen e tij si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste

Bellai pas humbjes ndaj Dinamos: Merituam pikë, por na mungon besimi përballë ekipeve të mëdha

Bellai pas humbjes ndaj Dinamos: Merituam pikë, por na mungon besimi përballë ekipeve të mëdha

16:43, 24/10/2025

Vora nuk arriti të shmangte humbjen në “Arenën e Demave”, ku u mposht 2-0 nga Dinamo, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Pavarësisht rezultatit, trajneri Arian Bellai vlerësoi përpjekjen e skuadrës së tij, duke theksuar se lojtarët dhanë maksimumin dhe në disa momente e kontrolluan mirë lojën.

“Pavarësisht se humbëm, unë përgëzoj çunat për momentet kur dolëm te loja jonë,” – deklaroi Bellai pas takimit. – “Dinamo është një ekip i fortë dhe me lojtarë cilësorë si Bregu na e bëri shumë të vështirë. Gjithsesi, i përgëzoj edhe ata për fitoren.”

Tekniku i Vorës ndaloi edhe te problemi në mesfushë, që sipas tij ishte një nga arsyet kryesore të humbjes:

“Ndryshimet në pjesën e dytë? Në mesfushë e humbëm lojën sot. Ata bënin shumë rrotacione dhe ndryshime pozicionesh që na vinin në vështirësi. Për disa minuta luajtëm mirë, por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet që patëm. Kur përballesh me skuadra si Dinamo apo Egnatia, duhet të shfrytëzosh çdo mundësi.”

Në vijim, Bellai foli edhe për mënyrën si përgatitet ekipi i tij për ndeshjet kundër skuadrave pretendente:

“Ne e ndërtojmë lojën gjithmonë në varësi të kundërshtarit, sidomos kundër ekipeve të forta. Në përballje të tilla, na mungon besimi dhe kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë më shumë nga ana psikologjike. Dinamo nuk na la shumë hapësira dhe shpesh u detyruam të luanim me topa të gjatë. Ne përpiqemi të qarkullojmë topin dhe të shfrytëzojmë rastet, por sot nuk ia dolëm,” – përfundoi trajneri i Vorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco