Lajmi i fundit

Keir Starmer njofton dorëheqjen e tij si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste

Dinamo bindëse në ‘Arenën e Demave’, fitore ndaj Vorës mes rasteve dhe polemikave

Dinamo bindëse në ‘Arenën e Demave’, fitore ndaj Vorës mes rasteve dhe polemikave

16:33, 24/10/2025

Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Vorës, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Në “Arenën e Demave”, skuadra e Ilir Dajës dominoi ndeshjen dhe u imponua me rezultatin 2-0.

Goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Lorenco Vila shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen mike dhe dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, pas disa situatave të diskutueshme dhe rasteve të shumta, Dinamo e mbylli ndeshjen me golin e dytë të realizuar nga Dejvi Bregu nga pika e bardhë në minutën e 76-të.

Me këtë sukses, “Nëndetësja blu” ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 14 pikë, duke konfirmuar formën e mirë të javëve të fundit. Vora, ndërkohë, mbetet në vendin e gjashtë me 10 pikë, pas një ndeshjeje ku nuk arriti të shfrytëzojë rastet e pakta që pati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco