Lajmi i fundit

Keir Starmer njofton dorëheqjen e tij si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste

Musiala tregon si ndjehet pas rikthimit në stërvitje me Bajernin

Musiala tregon si ndjehet pas rikthimit në stërvitje me Bajernin

15:01, 24/10/2025

Kthimi i shumëpritur i Jamal Musialës po afrohet më në fund. Rreth tre muaj e gjysmë pas dëmtimit të tij të rëndë, ylli i Bajernit të Mynihut u rikthye për herë të parë në terrenin stërvitor të Sebener Shtrase të enjten.

Edhe pse 22-vjeçari kreu vetëm një seancë të vogël stërvitore, prania e tij në fushë po gjeneron tashmë një entuziazëm shtesë te kampionët gjerman.

Sipas “Sky” dhe “Bild”, detyra e parë e Musialës ishte të bënte ushtrime koordinimi dhe disa xhiro vrapimi.

“Për mua ishte fantastike të isha sërish në fushë. U ndjeva shumë mirë. Këmba ime u ndje mirë”, u citua Musiala të thoshte në faqen zyrtare të klubit bavarez pas ushtrimeve të koordinimit me trajnerin e fitnesit Simon Martinelo.

“Ky ishte një hap shumë i madh”. Vetë Bajerni e quajti këtë moment një “gur kilometrik”.

Talenti ofensiv pësoi një zhvendosje të kyçit të këmbës dhe një frakturë në fibulë pas një përplasjeje me portierin e atëhershëm të PSG-së, Xhanluixhi Donaruma, më 5 korrik gjatë Kupës së Botës për Klube.

Një dëmtim i rëndë që e la jashtë fushës për muaj të tërë dhe krijoi një boshllëk të dhimbshëm si te Bajern, ashtu edhe te kombëtarja gjermane.

Ndërsa mbetet ende e paqartë kur Musiala do të mund të rikthehet plotësisht në stërvitjen me skuadrën, brenda klubit po rritet besimi se ai mund të luaj ndeshjet e para zyrtare për bavarezët para fundit të këtij viti kalendarik.

Për vetë Musialën, dëmtimi më serioz i karrierës së tij profesionale deri më sot nuk ka qenë vetëm vuajtje, por edhe një mësim.

Në thelb, një dëmtim i tillë është “një mundësi për ta njohur më mirë trupin e tij dhe për të fituar përvojë.

Bëhet fjalë për ta shfrytëzuar një pengesë dhe për tu rikthyer më i fortë”.

Ai shtoi: “Për shembull, tani shoh se sa shumë argëtim të jep futbolli dhe sa shumë e dua këtë sport”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco