Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Vllaznia e femrave eliminohet nga Europa, Interi fiton bindshëm në ‘Loro Boriçi’

Vllaznia e femrave eliminohet nga Europa, Interi fiton bindshëm në ‘Loro Boriçi’

19:50, 15/10/2025

Skuadra e femrave e Vllaznisë i ka dhënë lamtumirën kompeticioneve europiane për këtë sezon, pasi humbi edhe ndeshjen e dytë ndaj Interit. Takimi i kthimit i turit të dytë të “UEFA Women’s Europa Cup” u zhvillua pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” dhe përfundoi me fitoren e thellë të italianeve, 5-0.

Pjesa e parë ishte më e mirë për kampionet e Shqipërisë, të cilat pësuan vetëm një gol në minutën e 8-të nga futbollistja Bugeja. Më pas, Vllaznia u përpoq të barazonte lojën dhe pati një mundësi të artë me anë të Montenegros, por gjuajtja e saj kaloi ngjitur me traversën. 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin minimal 1-0 për Interin.

Në pjesën e dytë, skuadra mike dominoi plotësisht, duke shënuar edhe katër gola të tjerë me autore Polli, Glionna, Tomaselli dhe Detruyer, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-0 dhe kalimin në turin e tretë të garës.

Nga ana tjetër, Vllaznia e femrave përfundon këtu aventurën e saj europiane dhe do të përqendrohet tani në kampionatin kombëtar, ku objektivi mbetet i qartë: fitimi i titullit të 13-të kampion në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco