Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Suedia kërkon norvegjezin e njohur për të zëvendësuar Tomasson-in

Suedia kërkon norvegjezin e njohur për të zëvendësuar Tomasson-in

21:23, 15/10/2025

Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson, ish-‘bomber’ që mori drejtimin e përfaqësueses së Suedisë, Federata Suedeze e Futbollit ka hedhur sytë drejt ish-trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas medieve suedeze, Solskjaer, i cili aktualisht është pa klub, është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar nordik. Vendimi për shkarkimin e Tomasson-it erdhi pas humbjes së rëndë të Suedisë në shtëpi kundër Kosovës.

Suedia mund të përballet me Italinë në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për Botërorin 2026, dhe emërimi i një trajneri me përvojë si Solskjaer shihet si një lëvizje strategjike për të rritur shanset e skuadrës në këtë ndeshje vendimtare.

Federata suedeze pritet të japë vendimin përfundimtar në ditët në vijim, ndërsa bisedimet me trajnerin norvegjez po vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco