Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Mercedes-i konfirmon vazhdimësinë: Russell dhe Antonelli do të garojnë bashkë edhe në vitin 2026

Mercedes-i konfirmon vazhdimësinë: Russell dhe Antonelli do të garojnë bashkë edhe në vitin 2026

16:46, 15/10/2025

Mercedes-AMG Petronas F1 Team ka vendosur të mos ndryshojë formulën fituese: George Russell dhe Kimi Antonelli do të jenë pilotët e ekipit edhe për sezonin 2026 të Formula 1. Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjermane në prag të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, që zhvillohet në pistën e famshme të COTA-s në Austin.

Russell, 27 vjeç, po hyn në sezonin e tij të tetë në Formula 1 dhe ka qenë pjesë e programit të talenteve të Mercedes-it që nga viti 2017. Pas tri vitesh tek Williams-i, ai ka arritur pesë fitore me ekipin zyrtar dhe po zhvillon ndoshta sezonin e tij më të mirë deri më sot. Nga ana tjetër, Antonelli, vetëm 19 vjeç, po përgatitet për vitin e tij të dytë në F1 pas një debutimi mbresëlënës këtë vit, ku u bë piloti i tretë më i ri që ka ngjitur ndonjëherë në podium. Italiani është produkt i akademisë së Mercedes-it që nga viti 2019 dhe ka fituar disa kampionate në Formula 4 e Formula Regional para se të kalonte në Formula 2.

Russell u shpreh: “Jam shumë krenar që do të vazhdoj këtë udhëtim me Mercedes. Ky bashkëpunim ka qenë i gjatë dhe i suksesshëm dhe mezi pres të shoh çfarë do të sjellë e ardhmja, sidomos përballë ndryshimeve të mëdha rregullatore që priten në sport vitin e ardhshëm.”

Antonelli shtoi: “Jam jashtëzakonisht i lumtur që do të vazhdoj me këtë ekip. Kam mësuar shumë gjatë sezonit tim të parë dhe ndihem më i fortë si pilot dhe si bashkëpunëtor. Falënderoj Toto Wolff dhe të gjithë skuadrën për besimin dhe mbështetjen.”

Shefi i ekipit, Toto Wolff, konfirmoi se vendimi ishte vetëm çështje kohe: “George dhe Kimi kanë treguar se formojnë një dyshe të fortë. Tani fokusi ynë është përfundimi i fortë i sezonit aktual dhe përgatitja për epokën e re të Formula 1 në vitin 2026.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco