Gjiganti turk Galatasaray po përgatitet për një lëvizje të bujshme në merkaton e janarit 2026, Mohamed Salah.
Sipas mediumit turk “Nefes”, sulmuesi egjiptian është i hapur për një kalim në Superligën turke, pas atmosferës që përjetoi në “Rams Park” gjatë ndeshjes së fundit mes Galatasaray dhe Liverpoolit.
Raporti shton se drejtuesit e Galatasarayt janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të bindur Salah, ndërsa një marrëveshje mund të arrihet që në janar – megjithëse mund të shtyhet për verën e ardhshme nëse negociatat marrin kohë.
Salah, një nga legjendat e Liverpoolit me mbi 180 gola në Premier League dhe një koleksion trofesh të rëndësishëm, ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2027.
Vlera e tij aktuale në treg, sipas “Transfermarkt” është rreth 50 milionë euro.
Në Stamboll tashmë ëndërrojnë skenarin ku “Mbretin e Egjiptit” e shohin duke veshur fanellën e kuqe të Galatasarayt.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: