Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kullat e krimit që po e zënë poshtë Ramën

Manchester City, gati të thyejë rekordin historik të Premier League për Elliot Anderson

Manchester City, gati të thyejë rekordin historik të Premier League për Elliot Anderson

19:46, 25/06/2026

Manchester City është gati të hyjë fuqishëm në merkato me një lëvizje që mund të thyejë rekordin e shpenzimeve në historinë e Premier League për një lojtar të vetëm.

Sipas raportimeve të Daily Mail, klubi anglez po përgatit një ofertë prej 130 milionë paundësh (rreth 150 milionë euro) për mesfushorin e Nottingham Forest, Elliot Anderson. Nëse kjo shifër konfirmohet dhe pranohet, do të ishte blerja më e shtrenjtë ndonjëherë në Premier League, duke kaluar rekordin aktual të Alexander Isak, i transferuar te Liverpool për 145 milionë euro.

Anderson ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Nottingham Forest, duke regjistruar 4 gola dhe 4 asistime në 30 ndeshje, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili e ka aktivizuar si titullar në disa ndeshje ndërkombëtare.

Në përballjen ndaj Kroacisë, Anderson dha një asist dhe ishte lojtari më i mirë në aspektin e rikuperimit të topit, me 8 ndërhyrje të suksesshme gjatë ndeshjes. Ai ka marrë minuta edhe në ndeshjen ndaj Ganës, duke treguar se po shndërrohet në një element të rëndësishëm për kombëtaren angleze.

Manchester City synon të forcojë mesfushën me një profil të ri dhe dinamik, ndërsa investimi i madh tregon edhe një herë fuqinë financiare dhe ambiciet e klubit për të dominuar në Premier League dhe në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco