Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Asllani mbetet objektiv i vështirë për Cagliari-n, Interi nuk pranon huazimin

Asllani mbetet objektiv i vështirë për Cagliari-n, Interi nuk pranon huazimin

18:40, 25/06/2026

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Cagliari, por negociatat duken të komplikuara në këtë fazë të merkatos.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, pengesa kryesore është qëndrimi i Interit, i cili nuk është i gatshëm të lejojë një tjetër huazim të futbollistit shqiptar. Zikaltrit preferojnë vetëm shitjen përfundimtare të kartonit të lojtarit.

Burimet bëjnë të ditur se Interi kërkon rreth 10 milionë euro për Asllanin, një shifër që nuk duket se bind drejtuesit e Cagliari-t. Për këtë arsye, mundësia e transferimit të mesfushorit në Sardenjë është ftohur ndjeshëm.

Megjithatë, Asllani vazhdon të vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit kuqezi. Cilësitë e tij në organizimin e lojës, aftësia për të ndërtuar aksione nga mesfusha, si dhe kontributi në fazën mbrojtëse dhe në mbështetjen e sulmit, e bëjnë shqiptarin një profil të dëshiruar për skuadrën.

Pavarësisht interesimit, kërkesa e Interit për një shitje të menjëhershme dhe çmimi i vendosur për kartonin e lojtarit e bëjnë këtë operacion të vështirë për momentin. Si pasojë, pista që çon Asllanin te Cagliari nuk konsiderohet aktualisht një prioritet konkrete në planet e merkatos së klubit sard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco