Mësohet skuadra e 20-të e kualifikuar në Kupën e Botës, mungonte që nga viti 2014

Mësohet skuadra e 20-të e kualifikuar në Kupën e Botës, mungonte që nga viti 2014

20:44, 09/10/2025

Një tjetër skuadër nga Afrika ka prerë biletën për në Botërorin 2024, duke u bërë e 20-ta që siguron pjesëmarrjen.

Algjeria i është bashkuar sot Tunizisë, Marokut dhe Egjiptit si ekipi i katërt që siguronte biletën për pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm për ekipe përfaqësuese.

Algjerianët kanë mundur 3-0 në transfertë Somalinë dhe kanë prerë biletën si dominuesit e Grupit G të kualifikueseve afrikane, duke lënë pas Ugandën e cila tashmë lufton për vendin e dytë. Kësisoj, për Algjerinë erdhi kualifikimi i 5-të në histori.

Për herën e fundit, ata kishin shkuar në një turne të tillë madhor në vitin 2014, ndërsa eksperienca e tyre më e suksesshme në një aktivitet të këtij niveli ishte vendi i 13-të në Botërorin e vitit 1982.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco