Gjermania thyen mallkimin e Botërorëve, ja kur ishte hera e fundit që ‘Panzerat’ kaluan grupet e Kupës së Botës

Gjermania thyen mallkimin e Botërorëve, ja kur ishte hera e fundit që ‘Panzerat’ kaluan grupet e Kupës së Botës

07:43, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin nga faza e grupeve në Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund një serie zhgënjyese që kishte ndjekur “Panzerat” në dy edicionet e fundit të turneut.

Pas eliminimeve të bujshme që në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë 2018 dhe atë të Katarit 2022, gjermanët më në fund kanë arritur të rikthehen në fazën me eliminim direkt, pas fitores 2-1 kundër Bregut të Fildishtë, duke siguruar një vend në raundin e 32 skuadrave më të mira.

Ky është kualifikimi i parë i Gjermanisë nga grupet e një Kampionati Botëror që prej vitit 2014. Pikërisht në Botërorin e Brazilit, Gjermania zhvilloi një nga fushatat më të suksesshme në historinë e saj, duke ngritur trofeun e katërt të Kupës së Botës pas fitores në finale ndaj Argjentinës.

Historia e fundit e Gjermanisë në Kupat e Botës:

2026 (SHBA, Kanada, Meksikë) – Kualifikohet në raundin e 32 skuadrave.

2022 (Katar) – Eliminohet në fazën e grupeve.

2018 (Rusi) – Eliminohet në fazën e grupeve.

2014 (Brazil) – Kualifikohet nga grupet dhe fiton Kupën e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco