Vllaznia, kampione e Shqipërisë në boks, triumf me ‘fotofinish’ për shkodranët

Vllaznia, kampione e Shqipërisë në boks, triumf me ‘fotofinish’ për shkodranët

11:40, 06/10/2025

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë për të rritur në boks për të 27-tën herë në historinë e saj. Ky është verdikti i dalë në përfundim të Kampionatit Kombëtar të dorezave, event që u zhvillua për tre ditë me radhë në qytetin e Vlorës.

Ky mbetet padyshim titulli më i vështirë për shkodranët për faktin se Vllaznia dhe Flamurtari kanë patur numër të barabartë kampionësh (nga 3 secili). Dhe, po ashtu, edhe një numër të barabartë nënkampionësh (nga 2 secili).

Gjithçka u vendos nga vendet e treta, me shkodranë që kishin një më shumë se vlonjatet (2 me 1). Dhe, si rrjedhojë, skuadra e Vllaznisë është shpallur kampione e vendit për vitin 2025.

Kjo tregon qartë për rivalitetin e madh që boksierët kanë paraqitur në ring, duke bërë që emocionet të ishin të mëdha. Edhe skuadra të tjera si Teuta e Tirana bënë një paraqitje të mirë në këtë event të rëndësishëm

Kampionët e vitit 2025 sipas peshave:

50kg, Emanuel Koço (Flamurtari)

55kg, Ardit Murja (Teuta)

60kg, Arjol Zeneli (Flamurtari)

65kg, Ani Haxhillari (Vllaznia)

70kg, Alban Beqiri (Tirana)

75kg, Senad Drini (Vllaznia)

80kg, Pëllumb Çela (Gladiatori)

85kg, Renato Gurra (Vllaznia)

90 kg, Renato Bizhga (Flamurtari)

+91kg, Mehmet Hodaj (Tirana)

Boksieri më i mirë: Arjol Zeneli (Flamurtari)

Boksieri më fair-play: Bekim Vjerdha (Vllaznia)

Boksieri më teknik: Alban Beqiri (Tirana)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco