Sevilla ka arritur një fitore madhështore ndaj Barcelonës, duke triumfuar me rezultatin 4-1 në “Sánchez Pizjuán”, një sukses që i jep fund një dekade pa fitore në kampionat kundër katalanasve.
Ndeshja e javës së 8-të të La Ligës solli spektakël dhe emocione për vendasit, të cilët dominojnë përballjen me një lojë të organizuar dhe me ritëm të lartë. Golat për Sevilla-n u shënuan nga Sánchez (13’, penallti), Romero (36’), Carmona (90’) dhe Adams (90+6’), ndërsa për Barcelonën realizoi vetëm Rashford në fund të pjesës së parë (45+7’).
Pas ndeshjes, trajneri Matías Almeyda nuk fshehu emocionet dhe krenarinë për këtë paraqitje të shkëlqyer:
“Është një nga ato ditë që nuk do doja të mbaronin kurrë. Kanë kaluar dhjetë vjet nga fitorja jonë e fundit ndaj Barcelonës. Kishim një plan loje që përfshinte rreziqe, por skuadra duhej të besonte se mund ta realizonte. Dhe e pamë se mundi. Ishte një ndeshje e shkëlqyer në çdo aspekt.”
Me këtë sukses të bujshëm, Sevilla e Almeyda-s dërgon një sinjal të fortë në kampionatin spanjoll, duke treguar se është gati të rivalizojë sërish me skuadrat më të mëdha të vendit. Atmosfera në “Sánchez Pizjuán” u shndërrua në një festë të vërtetë, ndërsa tifozët përjetuan një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: