Allegri vendos rekord, parakaloi Trapattonin, askush si ai në ndeshjet Juventus–Milan

Allegri vendos rekord, parakaloi Trapattonin, askush si ai në ndeshjet Juventus–Milan

08:11, 06/10/2025

Massimiliano Allegri ka hyrë në histori si trajneri me më shumë ndeshje në duelin klasik Juventus–Milan. Me supersfidën e mbrëmshme (0–0), kroati arriti 32 prezenca në pankinë në këtë përballje të madhe, duke kaluar legjendën Giovanni Trapattoni, i cili kishte 31.

Nga këto, 21 herë Allegri ka drejtuar Juventusin dhe 11 herë Milanin, duke u bërë kështu trajneri me më shumë paraqitje në historinë e këtij dueli që nga sezoni 1929/30. Në “Allianz Stadium”, tifozët bardhezinj nuk e harruan lidhjen e tyre të fortë me trajnerin aktual të Milanit.

Në momentin që autobusi i Milanit mbërriti në stadium, shumë tifozë të Juventusit e pritën me duartrokitje Allegrin, i cili ndodhej në pjesën e përparme të autobusit. Një gjest që tregon respektin dhe mirënjohjen për trajnerin që ka kaluar tetë vite në dy periudha në pankinën e Juventusit, duke fituar trofe të rëndësishëm dhe duke lënë pas një kujtim të veçantë për tifozët bardhezinj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco