Inter mposhti Cremonesen me rezultat 4-1 në javën e gjashtë në Serie A, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe duke u ngjitur përkohësisht në krye të tabelës me 12 pikë. Të njëjtën sasi pikësh kanë Napoli, Milani dhe Roma, të gjitha në fushë të dielën. Për skuadrën e Nicola-s, kjo humbje ishte një goditje e fortë.
Zikaltrit dominuan ndeshjen në ‘San Siro’ nga fillimi në fund. Ata kaluan në avantazh pas vetëm 6 minutash me një goditje të Lautaros nga asistimi i Bonny-t dhe gjetën dyfishimin në fund të pjesës së parë me anë të francezit, i cili shënoi edhe një gol me kokë në debutimin e tij si titullar.
Në fillim të pjesës së dytë, Dimarco dhe më pas Barella, të dy të asistuar nga Bonny, vulosën rezultatin duke e bërë humbjen e Cremoneses edhe më të rëndë, pasi miqtë nuk arritën të reagonin. Portieri i Cremoneses, Silvestri, arriti të kufizonte numrin e golave, ndërsa Chivu mund të shijojë rritjen e shpejtë dhe të dukshme të skuadrës dhe të shohë me optimizëm drejt së ardhmes, pavarësisht golit të nderit të Bonazzoli-t, i cili erdhi për shkak të një gabimi të madh të futbollistit të sapofutur, Diouf.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: