Java e 6-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Skënderbeu, Iliria, Korabi, Lushnja dhe  AF Luftëtari

Java e 6-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Skënderbeu, Iliria, Korabi, Lushnja dhe AF Luftëtari

17:05, 04/10/2025

Java e 6-të e Kategorisë së Parë u mbyll ditën e sotme.

Skënderbeu mori fitoren e radhës, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Kukësin, ndërsa Iliria mundi 2-1 Besën.

Korabi mori tre pikë në transfertë duke fituar 3-0 ndaj Burrelit, ndërsa Lushnja triumfoi 3-2 përballë Kastriotit.

Në ndeshjet e zhvilluara një ditë më parë, AF Luftëtari fitoi 3-2 në fushën e Pogradecit, ndërsa Laçi dhe Apolonia ndanë pikët me barazimin 1-1.

Pas javës së gjashtë, Skënderbeu kryeson renditjen me 16 pikë, i ndjekur nga Laçi dhe Iliria me nga 10 pikë.

Rezultatet e javës së 6-të:

Pogradeci – AF Luftëtari 2-3

Laçi – Apolonia 1-1

Iliria – Besa 2-1

Skënderbeu – Kukësi 3-0

Burreli – Korabi 0-3

Lushnja – Kastrioti 3-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco