VIDEO/ Arsenali ndëshkon West Hamin, Man. United mposht Sunderlandin dhe shpeton Amorim-in nga shkarkimi

VIDEO/ Arsenali ndëshkon West Hamin, Man. United mposht Sunderlandin dhe shpeton Amorim-in nga shkarkimi

18:10, 04/10/2025

Arsenali vazhdoi garën për titull në Premier League me një fitore të sigurt 2-0 ndaj West Hamit, duke regjistruar humbjen e 135-të të Hammers në derbit londinez. Ndeshja nisi me presion të vazhdueshëm nga skuadra e Artetës, e cila rrezikoi që në minutat e para me Timber dhe Eze, por gjeti avantazhin në minutën e 38-të. Ish-lojtari i West Hamit, Declan Rice, shënoi kundër ish-ekipit të tij pas një topi të kthyer nga Areola.

Në pjesën e dytë, Arsenali vazhdoi dominimin, ndërsa Bukayo Saka vulosi fitoren nga pika e bardhë, duke shënuar golin e dytë dhe arritur kontributin e 100-të në Premier League (gola + asistime).

Megjithëse Rice dhe Ødegaard u dëmtuan, Arsenali mori tri pikë të vlefshme që e ngjitin përkohësisht në krye të tabelës, ndërsa skuadra e Nuno Espírito Santos mbetet në zonën e rënies pa fitore.

Arsenal – West Ham 2-0

Manchester United vazhdoi ecurinë pozitive në shtëpi me një fitore 2-0 ndaj Sunderlandit, duke regjistruar tri fitore radhazi në “Old Trafford” për herë të parë pas më shumë se dy vitesh. Skuadra e Rúben Amorim-it dominoi ndeshjen që nga fillimi, duke kaluar në avantazh në minutën e 8-të me një goditje precize të Mason Mount, pas asistit të Bryan Mbeumo.

Presioni i “Djajve të Kuq” vazhdoi, me disa raste të pastra të Amad Diallo dhe Bruno Fernandes, por ishte Benjamin Šeško ai që dyfishoi rezultatin para pushimit, pas një goditjeje të gjatë të Dalot.

Në pjesën e dytë, loja u qetësua, me pak raste për të dy skuadrat. Portieri debutues Senne Lammens u testua vetëm në fund, por reagoi me siguri për të ruajtur portën e paprekur.

Sunderland mbetet një pikë sipër Man. United në renditje, por zgjat makthin në Manchester, me vetëm një fitore në 30 vizita ndaj United dhe City.

Manchester United – Sundelrand 2-0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco