VIDEO/ Lazio shpëton në minutën e 103-të, Cataldi vulos barazimin 3-3 ndaj Torinos

VIDEO/ Lazio shpëton në minutën e 103-të, Cataldi vulos barazimin 3-3 ndaj Torinos

17:18, 04/10/2025

Një ndeshje dramatike në “Olimpico” përfundoi me barazim 3-3, pasi Lazio u shpëtua në sekondat e fundit nga një penallti e realizuar nga Danilo Cataldi në minutën e 103-të. Pas një kontrolli të gjatë nga VAR-i, mesfushori bardhekaltër mori përgjegjësinë dhe nuk gaboi, duke i dhuruar skuadrës së Maurizio Sarrit një pikë të vlefshme përballë Torinos së Baroni-t.

Lazio - Torino 3-3

Takimi nisi me ritme të larta dhe shumë emocione. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të me Giovanni Simeone, por Lazio reagoi me forcë. Mattia Cancellieri përmbysi rezultatin me dy gola në minutat 24’ dhe 39’, duke rikthyer entuziazmin në tribunat e “Olimpicos”.

Në pjesën e dytë, Torino nuk u dorëzua. Adams barazoi në minutën e 73-të, ndërsa në kohën shtesë, Coco shënoi për 2-3, duke i dhënë dukshëm epërsi skuadrës granata që dukej se po siguronte një fitore të madhe jashtë fushe.

Por Lazio nuk u dorëzua. Në fundin dramatik të ndeshjes, pas një faulli në zonë dhe rishikimit me VAR, arbitri akordoi penallti, të cilën Cataldi e shndërroi në gol, duke vulosur barazimin 3-3 dhe duke i dhënë Lazios një shpëtim në frymën e fundit.

Lecce mposhti Parmën në javën e 6-të të Serie A dhe gjeti kështu fitoren e parë të kampionatit. Tri pikët për skuadrën e Eusebio Di Francescos në “Tardini” i dhuroi Sottil, autori i golit që vulosi rezultatin 1-0. Ish-lojtari i Milanit tentoi një kros të thjeshtënë minutën e 38-të, por portieri Suzuki, ashtu si edhe e gjithë mbrojtja verdheblu, lexoi gabim topin dhe u befasua në mënyrë të pabesueshme. Me këtë fitore, Lecce ngjitet në kuotën e 5 pikëve, duke kapur në renditje pikërisht Parmën.

Parma - Lecce 0-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco