Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

Totti tallet me Romën pas tri penalltive të humbura radhazi

Totti tallet me Romën pas tri penalltive të humbura radhazi

20:19, 03/10/2025

Roma përjetoi një mbrëmje të paharrueshme për arsyet e gabuara, pasi dështoi të realizonte tri penallti radhazi në një ndeshje ku fati dhe pasaktësia u bënë bashkë. Dy herë Dovbyk dhe më pas Soulé humbën nga pika e bardhë, duke shkaktuar jo vetëm zhgënjim, por edhe një valë ironie dhe talljesh në rrjetet sociale.

Ndër reagimet që bënë më shumë bujë ishte ai i Francesco Tottit, ish-kapiten legjendar i verdhekuqve dhe një specialist i njohur i goditjeve nga penalltia. Në një audio mesazh të shpërndarë për një mik, Totti nuk i kurseu shakatë:

"Mua më thoshin që shënoja vetëm me penallti... e thoshin që ishte e lehtë. Në histori të futbollit s’ka ndodhur kurrë të humbësh tri penallti rresht... ‘mortacci vostra’. Vetëm Roma i bën këto gjëra."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco