Kryendeshja mes Partizanit dhe Tiranës (ora 19:00, "Air Albania") hap javën e gjashtë të Abissnet Superiores dhe pritet me interes të madh, pavarësisht se të dyja skuadrat gjenden në një moment delikat, duke u renditur në pjesën e poshtme të tabelës.
Trajneri Mlladen Milinkoviç ka bërë revolucion në përbërje, duke lënë jashtë formacionit titullar lojtarë të rëndësishëm si Buxhelaj, Isgandarli dhe Mehmeti. Në vend të tyre, ai ka aktivizuar Atanaskoskin, Qokthin dhe Koten, me synimin për t’i dhënë freski skuadrës së kuqe.
Në krahun tjetër, Roberto Bordin ka besuar në afrikanin Falaje për të udhëhequr sulmin bardheblu, duke zëvendësuar Mensah, i cili doli i dëmtuar në derbin e fundit kundër Dinamos.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha; Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski; Ismaili, Kote, Hjumen; Garsia, Qokthi; Bintsuka.
Trajner: Mlladen Milinkoviç
Tirana: Tafas; Valerianos, Lleshi, Soler, Vera; Fernandez, Haxhiu; Vogli, Patsatsia, Tabeku; Falaje.
Trajner: Roberto Bordin
Gjyqtar kryesor: Eldorian Hamitaj
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: