VIDEO/ Newcastle shpërthen në Belgjikë, fitore e thellë ndaj Royal Union SG

VIDEO/ Newcastle shpërthen në Belgjikë, fitore e thellë ndaj Royal Union SG

20:44, 01/10/2025

Newcastle United ka regjistruar një fitore të shkëlqyer në transfertë, duke mposhtur Royal Union SG me rezultatin bindës 0-4, në një ndeshje ku gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte për ekipin anglez.

Royal Union SG – Newcastle 0-4

Miqtë e zhbllokuan sfidën herët (17’). Sandro Tonali provoi një gjuajtje nga distanca, topi u devijua nga Woltemade dhe u ndal në rrjetë, duke i dhënë Newcastle avantazhin 0-1.

Përpara pushimit të pjesës së parë, “Magpies” gjetën edhe golin e dytë. Pas një faulli të Leysen ndaj një lojtari të Newcastle, arbitri akordoi penallti. Anthony Gordon mori përsipër ekzekutimin dhe shënoi saktë për 0-2.

Pjesa e dytë nisi me tension, pasi një prekje me dorë në zonë nga Leysen fillimisht u injorua nga arbitri, por pas rishikimit në VAR u dha penallti e dytë për Newcastle. Edhe këtë herë Gordon u tregua i ftohtë, duke e çuar shifrën në 0-3, pavarësisht se portieri Scherpen e kapi lehtë topin por nuk arriti ta ndalte.

Festa e “Magpies” u vulos nga një kundërsulm i shpejtë. William Osula shpërtheu me topin dhe asistoi për Harvey Barnes, i cili shënoi me qetësi golin e katërt.

Në takimin tjetër të orës 18:45, Qarabagu mposhtu 2-0 Kopenhagenin me gola të Zoubir dhe Adai.

Qarabag – Kopenhagen 2-0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco