Juventusi zbret sonte në fushë në orën 21:00 për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League 2025/26. Pas barazimit spektakolar 4-4 në “Allianz Stadium” kundër Borussia Dortmund, skuadra e Igor Tudorit përballet këtë herë në transfertë me Villarrealin, në “Estadio de la Cerámica”.
Trajneri bardhezi ka bërë disa zgjedhje surprizë për këtë sfidë. Në portë debuton për këtë sezon Mattia Perin, i cili zëvendëson Di Gregorion. Në qendër të mbrojtjes mungon Bremer dhe vendin e tij e merr Kelly, me Gatti e Cabal në krahë. Në mesfushë do të luajë McKennie, ndërsa në krahë aktivizohen Kalulu dhe Cambiaso. Sulmin e udhëheq kanadezi Jonathan David, mbështetur nga Koopmeiners dhe Yildiz.
Te Villarreal bie në sy prania e tre lojtarëve me të shkuar në Serie A: Marin dhe Veiga, ish-Juventus, që do të jenë në mbrojtje, si dhe Buchanan që mbulon krahun.
Një përballje e fortë mes dy skuadrave që synojnë kualifikimin, ku Juventusi kërkon fitoren e parë në këtë edicion të Champions-it.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: