VIDEO/ Ultrasit e Napolit sulmojnë tifozët e Sportingut në qendër të qytetit

VIDEO/ Ultrasit e Napolit sulmojnë tifozët e Sportingut në qendër të qytetit

16:58, 01/10/2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli, ku rreth njëzet ultras të skuadrës vendase kanë sulmuar tifozët e Sportingut. Incidenti ndodhi në Piazza Marittima, në qendër të qytetit, ku grupi i radikalëve, të hipur në motoçikleta, iu vërsul tifozëve portugezë, duke shkaktuar disa të lënduar.

Sipas raportimeve, tensionet kishin nisur që një natë më parë, kur ultrasit e Napolit ishin parë duke kërkuar tifozë të Sportingut, në një sjellje hapur provokuese. Situata alarmante detyroi autoritetet të rrisnin praninë e forcave të policisë në zonë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.

 

 

Për shkak të përplasjes, shumë pronarë të lokaleve dhe esplanadave përreth u detyruan të mbyllin menjëherë ambientet e tyre, në përpjekje për të garantuar sigurinë e klientëve.

Ngjarja pritet të marrë vëmendje të veçantë nga autoritetet italiane dhe ato sportive, duke rikthyer edhe njëherë në qendër të debatit problemin e dhunës së grupeve ultras në futbollin europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco