Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar se gjatë merkatos së verës së kaluar Manchester City kishte bërë një hap për Jules Koundé. Sipas tij, kampionët e Anglisë kërkonin një mbrojtës krahu dhe pyetën nëse francezi ishte në dispozicion, por përgjigjja e katalanasve ishte e menjëhershme: “Jo”.
“Nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete dhe as negociata. Thjesht na pyetën nëse Koundé ishte në treg dhe ne ua bëmë të qartë se jo”, – theksoi Deco për ‘El Mundo Deportivo’.
Koundé, që është kthyer në një shtyllë të mbrojtjes së Barcelonës, luan kryesisht në krahun e djathtë dhe ka treguar qartë dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou”. Në gusht ai rinovoi kontratën deri në vitin 2030, duke forcuar lidhjen e tij afatgjatë me klubin.
Francezi, i transferuar nga Sevilla në verën e vitit 2022 për 50 milionë euro, ka grumbulluar tashmë 149 paraqitje me fanellën ‘blaugrana’ dhe synon të shtojë shumë të tjera, duke dëshmuar rolin e tij kyç në projektin teknik të Barcelonës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: