Lajmi i fundit

Sërish helmim tek Akademia e Policisë në Tiranë

Juventusi, me dy mungesa të rëndësishme kundër Villarreal-it

Juventusi, me dy mungesa të rëndësishme kundër Villarreal-it

18:11, 30/09/2025

Juventusi do të zbresë në fushë të mërkurën mbrëma në Spanjë, përballë Villarrealit, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League, pa dy lojtarë të rëndësishëm: Gleison Bremer dhe Khéphren Thuram.

Mesfushori francez u detyrua të linte fushën në ndeshjen e fundjavës kundër Atalantës për shkak të një shqetësimi në pulpë. Ai provoi të stërvitej veçmas përpara seancës së fundit, por nuk arriti të bashkohej me grupin dhe nuk u përfshi në listën e lojtarëve të grumbulluar. Në të njëjtën situatë gjendet edhe Bremer, i cili gjithashtu u largua para kohe ndaj bergamaskëve për shkak të dhimbjes në gjurin e majtë.

Lajmi pozitiv për trajnerin Igor Tudor është rikuperimi i Conceiçao-s, i cili mungoi kundër Torinos, por tani është i gatshëm pasi është stërvitur me grupin. Braziliani megjithatë u kursye për të shmangur rreziqe të panevojshme.

Përpara fillimit të stërvitjes, Tudor pati një bisedë individuale me Manuel Locatelli-n, i cili pritet të rikthehet në formacionin titullar, si dhe me Teun Koopmeiners. Më pas, trajneri foli me gjithë skuadrën duke dhënë udhëzimet përfundimtare për sfidën e rëndësishme në “Estadio de la Cerámica”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco