Lajmi i fundit

Sërish helmim tek Akademia e Policisë në Tiranë

‘Vetem seks nuk bëra me Maradonën’, rrëfimi ndjerë i mikut më të afërt të ‘El Pibe d’Oro”

‘Vetem seks nuk bëra me Maradonën’, rrëfimi ndjerë i mikut më të afërt të ‘El Pibe d’Oro”

17:13, 30/09/2025

Guillermo Coppola, ish-menaxher dhe miku më i afërt i Diego Armando Maradonës, ka rrëfyer edhe një herë marrëdhënien e tij të veçantë me legjendën argjentinase. Në një intervistë emocionuese, ai e përshkruan Maradonën si gjeni dhe si njeri unik që i dha futbollit e Napolit një dimension tjetër. “Diego ishte ekstazë dhe dhimbje, njëkohësisht. Te Napoli e kupton vërtet kush ishte. Një popull i tërë u përul para tij”, – tha Coppola.

Ai kujtoi se lidhja mes tyre kaloi nga raport profesional në një marrëdhënie gati fizike, të pandashme: “Na mungoi vetëm seksi. Përndryshe, ndanim gjithçka, hapësirë dhe ajër. Ishte një dashuri e vërtetë”.

Coppola kujton se edhe kur pati akuza dhe ndarje, gjithmonë u rikthyen te njëri-tjetri. “Diego thoshte se isha pjesa tjetër e zemrës së tij. Por në fund, nuk mbajti premtimin më të madh: kishte thënë se do të mbante ai arkivolin tim dhe ndodhi e kundërta. Do të kisha dashur të vdisja unë në vend të tij”.

Menaxheri që la mbi 100 lojtarë vetëm për të qenë agjenti i Maradonës, kujton edhe momentet më të vështira: 97 ditë burg i pafajshëm, varësitë e Diegos dhe rreziku për jetën. “Por ai kishte forcën për të ringjallur veten gjithmonë”.

Për Coppola-n, Maradona më i madh nuk ishte vetëm ai i Botërorit ’86, por mbi të gjitha ai që solli titullin e parë historik për Napolin. “Napoli ishte fati i tij. Atje duhej të ishte. Populli i dha dashuri ekstreme, që ai e ktheu mbrapsht”.

Duke e mbyllur rrëfimin, Coppola shprehet: “Nëse sot do ta kisha përballë, do t’i thosha vetëm faleminderit. Dhe se e dua, si gjithmonë e ndoshta më shumë se kurrë”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco