Torino siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Italisë duke mposhtur Pizën me rezultatin minimal 1-0. Një ndeshje pozitive zhvilloi edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, i cili arriti të shënonte, por goli iu anulua nga gjyqtari.
Pas sfidës, Ismajli u shpreh i kënaqur me ecurinë e skuadrës dhe vlerësoi kundërshtarin:
“Piza është një ekip i Serisë A, me lojtarë të rinj dhe cilësorë. Kupa e Italisë është një mundësi e mirë për të ruajtur vazhdimësinë e performancës sonë,” – tha ai.
Mbrojtësi kuqezi shtoi gjithashtu se shpreson që kjo fitore të shërbejë si nxitje për ndeshjen e ardhshme:
“Shpresojmë të kemi më shumë vëmendje përpara përballjes me Parmën.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: