VIDEO/ Milani në rritje të vazhdueshme, zbulon magjinë e Nkunku

VIDEO/ Milani në rritje të vazhdueshme, zbulon magjinë e Nkunku

09:04, 24/09/2025

Milan vazhdon momentin e artë dhe këtë herë e tregoi në Coppa Italia, ku mposhti bindshëm Lecce-n me rezultat 3-0 në “San Siro”. Kuqezinjtë e Allegrit dhuruan spektakël, duke regjistruar jo vetëm një tjetër fitore të pastër, por edhe një performancë që konfirmon rritjen e vazhdueshme të skuadrës.

Milan - lecce 3-0

Ndeshja ishte e mbushur me raste, me katër goditje në shtyllë dhe shumë aksione spektakolare. Gimenez gjeti sërish golin, duke dërguar një sinjal pozitiv për repartin ofensiv. Megjithatë, protagonisti kryesor ishte Christopher Nkunku, i cili elektrizoi stadiumin me lëvizjet e tij dhe realizoi një gol të jashtëzakonshëm me një gjysmë roveshatë, duke marrë duartrokitjet e publikut.

Pulisic e vulosi rezultatin me golin e tretë, ndërsa mbrojtja e Milanit regjistroi ‘clean sheet’-in e katërt radhazi, një dëshmi e qartë e soliditetit dhe ekuilibrit që po karakterizon këtë skuadër. Në mesfushë, Rabiot dhe Loftus-Cheek u treguan përcaktues në ndërtimin e lojës, ndërsa Saelemaekers dhe i riu Bartesaghi spikatën në krahë me kontribut aktiv në fazën ofensive.

Edhe pse mungesa e Leaos ishte e ndjeshme, ‘tandemi’ Gimenez–Nkunku e justifikoi plotësisht besimin e trajnerit. Me këtë fitore, Milani jo vetëm që kalon turin, por lëshon edhe një mesazh të fortë për rivalët, sidomos për Napolin, që e pret në përballjen e madhe të fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco