Pas fitores së gjashtë radhazi në La Liga, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, nuk e fshehu kënaqësinë për ecurinë e skuadrës, por theksoi se ende ka shumë punë për të bërë.
“Ishte një ndeshje e plotë, më pëlqeu mënyra si e nisëm dhe reagimi që patëm kur kundërshtari shkurtoi diferencën. Sidomos Mbappé u tregua vendimtar në momentet kyçe,” – tha Alonso.
Tekniku bask nuk la pa përmendur edhe Vinícius Júnior-in, autor i golit të parë:
“Vini ishte thelbësor, bëri një paraqitje shumë të rëndësishme për ne.”
Sa i përket derbit të ardhshëm, Alonso u shpreh i përqendruar:
“Tani mendojmë për derbin. Çdo ndeshje ka peshën e vet.”
Duke folur për nivelin e skuadrës, trajneri nënvizoi:
“Jemi vetëm në ditën e 51-të të punës sonë. Po krijojmë një bazë solide për të qenë konkurrues në Champions, La Liga dhe Kupë. Kemi ende gjëra për të përmirësuar, por rruga është e mirë. Ky është vetëm fillimi.”
Në fund, ai komentoi edhe mbi rotacionet:
“Kur ke lojtarë me cilësi dhe fleksibilitet, është më e thjeshtë. Sot pushuan Militao dhe Carvajal, ndërsa ata që hynë e bënë shumë mirë.”
Real Madrid vazhdon i pamposhtur dhe tashmë përqendrimi është te përballja e madhe e radhës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: