Tifozët në mbështetje të Juventusit, shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Atalantën

Tifozët në mbështetje të Juventusit, shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Atalantën

22:33, 23/09/2025

Ka një entuziazëm të madh rreth Juventusit të Igor Tudor, i cili vjen pas barazimit me Veronën, por ende i pamposhtur pas pesë ndeshjeve zyrtare dhe në vendin e dytë në kampionat.

Bardhezinjtë kanë njoftuar se biletat e stadiumit “Allianz” janë shitur plotësisht për ndeshjen e së shtunës në orën 18:00 kundër Atalantës së Ivan Juriç.

Megjithatë, për ata që nuk kanë gjetur një biletë, ka ende shpresë: “Mbajtësit e biletave sezonale Full dhe Star mund t’i rikthejnë vendet e tyre në shitje, prandaj ne rekomandojmë të vazhdoni të monitoroni Dyqanin Zyrtar të Biletave të Juventusit, pasi vende shtesë mund të bëhen të disponueshme”, theksoi klubi në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco